BallinaAktualitetVIDEO/Transmetoi pamjet e tifozes turke kur i doli gjoksi jashtë gjatë një...

VIDEO/Transmetoi pamjet e tifozes turke kur i doli gjoksi jashtë gjatë një ndeshje, kanali televiziv TRT Spor kërkon falje publike

Pamjet e një tifozeje me një bluzë që e tradhtoi dhe i ekspozoi gjoksin gjatë ndeshjes së kombëtares së volejbollit të vendit kundër SHBA-ve shkaktuan bujë në Turqi , ku kanali televiziv TRT Spor u detyrua të kërkonte falje publike për pamjet e transmetuara.

Në pamje, e reja Turkala mund të shihet duke festuar fitoren 3-2 të Turqisë ndaj SHBA-së, ku gjoksi i saj doli sheshit nga bluza mjaft e hapur.

Zhveshja e kësaj tifozeje dhe pamjet e transmetuara për pak sekonda kanë shkaktuar shumë disktuime në rrjetet sociale, duke detyruar kanalin TRT Spor të lëshojë një deklaratë.

Në njoftimin e tij, kanali përmend ndër të tjera se “regjinë dhe kamerat i ka marrë kanali amerikan që transmetoi ndeshjen. Të gjitha pamjet e transmetuara nga TRT Sports ishin në transmetim live nga kanali amerikan pa mundësi ndërhyrjeje. Prandaj këto imazhe, të cilat janë krejtësisht kundër politikave tona, vijnë nga kanali amerikan”.

Sipas mediave turke, vajza e re ka marrë kërcënime dhe mesazhe fyerës në rrjetet sociale dhe është detyruar të mbyllë llogaritë e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular