BallinaKronikeZhduket punonjësi i një hoteli në Dhërmi, dyshohet se...Policia pyet 29 persona,...

Zhduket punonjësi i një hoteli në Dhërmi, dyshohet se…Policia pyet 29 persona, mister rrethanat e ngjarjes

Punonjësi i një hoteli në Dhërmi është zhdukur në rrethana misterioze, duke humbur kontaktet me pronarët që e kishin punësuar si recepsionit.

Pas njoftimit të policisë, kanë nisur hetimet dhe dyshohet se 31-vjeçari Eraldo Novruzi është qëlluar me armë zjarri pak pas mesnatës nga Gerald Shehu një 43-vjeçar nga Tepelena, banues në Angli.

Policia bën me dije se personi që dyshohet se ka qëlluar 31-vjeçari është larguar drejt Greqisë, ndërkohë nga grupi hetimor janë administruar provat.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 29 persona, të cilët po merren në pyetje.

“Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale”, thonë blutë e Vlorës, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e 31-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular