BallinaAktualitet31 urdhër-arreste/ Zbardhet skema e mashtrimit, kalimi i klandestinëve në kufi bëhej...

31 urdhër-arreste/ Zbardhet skema e mashtrimit, kalimi i klandestinëve në kufi bëhej me pasaportat personale, dokumentet false u dërgoheshin me postë në hotel dhe…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me operacioni ku u arrestuan 26 persona.

Ai ka zbardhur skemën se si bëhej kalimi i personave për në vendet e BE.

Ai tha se kalimi në kufi bëhej me dokumentet e tyre personale të rregullta, por dokumentet e falsifikuara u niseshin me postë në hotelin ku qendronin.

Rrumbullaku ka treguar gjithashtu se gjatë operacionit u sekuestruan një sasi parash, drogë, laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe automjete.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle pas 2 vitesh hetime realizoi operacionin Nomadët për të goditur grupin që vepronte në kontrabandimin e shtetasve.

U zbatuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për 31 shtetas për ndihmë kalimi të paligjshëm të kufirit.

U arrestuar 21 shtetas, 4 persona të tjerë janë jashtë vendit, Njëri prej tyre
U sekuestruan:

7 automjete, një laborator për falsifikimin e dokumenteve, 25 mijë euro, 20 mijë paund, laptopë, kompjutera, celularë, sasi rogë, varëse floriri dhe dokumente shitblerjeje pronash.

Subjektet kryesore falsifikonin dokumente për persona që të lëviznin jashtë vendit kryesisht në vendet e BE.

Shtetasit shqiptarë largoheshin për në BE me dokumentet e tyre, por dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin me postë në hotelet ku rrinin apo rezidencat ku vendoseshin”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular