Të ulesh pranë dritares gjatë fluturimit me aeroplan mund të jetë adrenalinë më vete duke parë të gjithë atë pamje.
Megjithatë, ndoshta shpesh e keni pyetur veten se kur janë rastet që duhet mbajtur grila e dritares e hapur apo e mbyllur.
Ekspertët thonë se ekzistojnë dy raste kur duhet me patjetër që grilat e dritareve në aeroplan të jenë hapur. Këto dy raste janë gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit. Në fakt, disa linja ajrore madje kërkojnë që ato të jenë të hapura gjatë këtyre fazave të fluturimit. Piloti Patrick Smith, shprehet:
Ngritja e grilave në dritare gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë çdo rrezik të jashtëm, si zjarri ose mbeturinat, që mund të ndërhyjnë në një evakuim emergjent. Gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të orientuar nëse ka një ndikim të papritur me rrotullimin ose rrëzimi.
Por, pse konkretisht gjatë ngritjes dhe uljes? Lisa, një ish stjuardesë e American Airlines, shpjegoi: Grilat e dritareve duhet të jenë gjithmonë të hapura për ngritje dhe ulje, sepse ato janë momentet kur ka më shumë gjasa të ndodhin incidente ose aksidente./TAR