Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Krujë, në vendin e quajtur “Nojë”.
Sipas policisë, 62-vjeçari duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi, 62 vjeç.
Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.