Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas “Sky Sport”, Milani po mendon një plan B, në qoftë se nuk arrihet objektivi i parë që është sulmuesi Xhoshua Zirkze. Klauzola e kripur prej 40 milionë euro dhe komisionet që kapin vlerën e 15 milionë eurove, duket se i stepur disi kuqezinjtë, të cilët tashmë kanë hedhur “grepat” për Armando Brojën.
Milani duket se nuk ka ndërmend t’i paguajë këto shifra vetëm të majme për komisionet, ndaj drejtuesit e kuqezinjve po mbajnë gjithashtu të hapura opsionet alternative.
Përveç Armando Brojës, një alternative tjetër mbetet edhe sulmuesi ukrainas i Gironës, Artem Dovbyk. Rol të rëndësishëm do të luajë edhe paraqitja e Brojës në Euro 2024.
Në rast te sulmuesi shqiptar arrin të lerë gjurmë në Europian, gjasat janë të mëdha që Broja të hedhe një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.