BallinaKronikeNgjarja e rëndë në Dhërmi, arrestohet në Greqi në një aeroport Gerald...

Ngjarja e rëndë në Dhërmi, arrestohet në Greqi në një aeroport Gerald Shehu

spot_img
spot_img

Është arrestuar në Greqi Gerald Shehu, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë dhe ka zhdukur trupin e 31-vjeçarit Eraldo Novruzit në Dhërmi.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thotë se arrestimi është kryer në një aeroport në Greqi.

“Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë.

Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar”, shkruan Taulant Balla.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes. Gerald Shehu, bashkëpronar i një hoteli në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Novruzit, 31-vjeç nga Tirana, i cili punonte si recepsionist në hotel. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa Shehu është arrestuar në Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular