BallinaSportSot testi final/ Ka një balotazh djathtas. Si pritet të rreshtohet Kombëtarja...

Sot testi final/ Ka një balotazh djathtas. Si pritet të rreshtohet Kombëtarja në miqësoren me Azerbajxhanin

spot_img
spot_img

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në fushë, ku në orën 19:00 do të zhvillojë testin final për Kampionatin Europian.

Përballë do të jetë Azerbajxhani, një kundërshtar më i fortë sesa Lihtenshtejni i disa ditëve më parë. Kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të shkuar me një moral të ngritur në atë sfidë shumë të vështirë me italianët. Sa i përket lojtarëve që do të zbresin sot në fushë, Silvinjo në konferencën për shtyp konfirmoi vetëm se nga minuta e parë do të jetë Jasir Asani. Pas kësaj miqësoreje, stafi teknik do të bëjë vlerësimet e duhura për të marrë më pas vendimet se cili do të jetë formacioni që do të përballet me blutë e Spaletit më 15 qershor.

FORMACIONI – Silvinjo pritet t’i besojë nga minuta e parë Etrit Berishës në portë dhe me shumë mundësi do të jetë eksperienca e tij e cila do të mbrojë katërkëndorin kuqezi edhe në Europian. Me rikthimin e Berat Gjimshitit, kapiteni do ta nisë nga fillimi dhe krah tij do të vendoset Ardian Ismajli. Në të djathtë të mbrojtjes ka një dilemë për trajnerin pasi mund të themi se ka një balotazh Balliu-Hysaj.

Pas gabimeve në miqësoren me Kilin, Silvinjo preferoi titullar me Suedinë mbrojtësin që luan në Spanjë, e po ashtu edhe në miqësoren me Lihtenshtejnin ishte Balliu që e nisi nga fillimi. Ndërkohë në krahun e majtë Mario Mitaj. Në mesfushë mendohet që ta nisë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Sa i përket repartit të avancuar, krahët do të mbulohen nga Jasir Asani dhe Taulant Seferi, ndërsa në përpara tyre pritet të vendoset Armando Broja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular