BallinaPolitikeTensionet në Parlament, reagon ashpër Rama: Mos i falni më, duhen shkatërruar...

Tensionet në Parlament, reagon ashpër Rama: Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë!

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të dhunës dhe protestës të realizuar nga “Rithemelimi” ditën e sotme brenda dhe jashtë parlamentit.

Rama thotë se opozita u “rikthye në identitet”, me autotët e emisionit të “RAI3” që “eksportoi baltë nga kanalet e ujërave të zeza politike dhe mediatike në Tiranë”.

Rama, siç edhe më herët e ka pëmendur, thotë se emisioni italian citoi Francesco Becchetti, i dënuar me 17 vjet burg në Shqipëri, Arben Ahmetaj, i arratisur i drejtësisë, Sali Berisha, nën arrest shtëpie, dhe një ish-prokuror i ngelur në veting për probleme me pasurinë.

Në fund të reagimit të tij, Rama bën dhe një thirrje të fortë: “Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”.

Reagimi i plotë i Ramës:

Cilët ishin autorët e rikthimit në identitet sot të opozitës në parlament?

Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;

Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;

Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;

Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mojustifikim pasurie;

Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar me baltë të eksportuar nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular