Vrasja Eraldo Nevruzit në Dhërmi, Rrumbullaku: Kemi dokumentuar gjithçka me fakte. Jemi drejt ekstradimit të autorit nga Greqia

0
108

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me vrasjen e Eraldo Nevruzit ditën e djeshme.

Ai tha se janë drejt përfundimit procedurat për ekstradimin e autorit i cili është ndaluar në Greqi.

“Falënderoj strukturat e policisë për zbardhjen e vrasjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me partnerët grekë për shkëmbim e informacionit. U bë e mundja kapja e arrestimit. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore, dhe po shkojmë drejt finalizimit dhe ndarjes së motivit të këtij krimi të rëndë”, tha Rrumbullaku.