BallinaAktualitetVrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohet edhe shfoferi i ambulancës: Filmoi trupin...

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohet edhe shfoferi i ambulancës: Filmoi trupin e viktimës

spot_img
spot_img

Shoferi i ambulancës që transportoi trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit është arrestuar nga policia. 31-vjeçari Nevruzi u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, i cili është arrestuar në Greqi.

Arrestimi i shoferit të ambulancës u bë pas informacioneve se 62-vjeçari kishte filmuar trupin e pajetë të Nevruzit për t’ia dërguar mediave.

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular