Gazetari dhe prezantuesi i njohur i BBC, Michael Mosley, i cili prej të mërkurës rezultonte i zhdukur në ishullin grek Symi është gjetur i pajetë.
67-vjeçari ishte me pushime së bashku me gruan e tij, e cila denoncoi në polici zhdukjen e tij. Për 4 ditë më radhë forcat e kërkim shpëtimit e kanë kërkuar atë, por u gjet sot paradite (9 qershor) vetëm pak metra larg vendit ku ai bënte plazhin.
Ai u gjet në një zonë shkëmbore, 10 metra nga deti, në plazhin e Agia Marinës.
Pranë tij është gjetur edhe çadra, që ai mbante ditën kur u zhduk, ndërsa kishte edhe një orë dixhitale.
Siç përshkrujanë mediat greke, Mosley u gjet i shtrirë në shpinë, me dorën e majtë në gjoks.
Ndërkohë të hënën pritet të dalin edhe rezultatet e autopsisë, e cila do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Mosley.
Kryebashkiaku i ishullit Symit, Lefteris Papakalodoukas, ndodhej në një varkë me gazetarët, të cilët po kryenin filmime për këtë ngjarje. Kanë qenë kamerat e aparateve celularë, të cilat pikasën trupin e pajetë të 67-vjeçarit, pasi me sy të lirë nuk mund të dallohej.