ftuar sot në “Vitality Vibes” ishte Dr. Marsida Duli, profesoreshë në universitet dhe mjeke e specializuar në fushën e nefrologjisë. Ajo na zbuloi më shumë për sëmundjet e veshkave, moshat që prekin dhe kur duhet të shqetësohemi. Lidhur me statistikat, doktoresha tregoi se ato sa vjen e po rriten.
Kohët e fundit shqiptarët po vuajnë shumë nga sëmundjet e veshkave, shifrat janë alarmante. 1 në 10 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Këto shifra janë në rritje. Përllogaritet që në vitin 2024 të jetë shkaku i pestë i vdekshmërisë në botë. Problematikën kryesore e përbëjnë sëmundjet kronike. Kemi më shumë pacientë kronikë dhe kjo nuk është arritje. Duhet që patalogjitë të kurohen që në fazat e para.
Por cilat janë moshat që preken nga sëmundjet e veshkave?
Sapo vjen e preken edhe moshat më të reja. Kjo i dedikohet edhe sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese. Mosha të reja sa vjen e po vuajnë nga diabeti apo hipertensioni. Nuk lëmë pa përfshirë edhe sëmundjet e traktit urinar. Neglizhimi nga qytetarët shkakton sëmundje kronike.
Kur duhet të shqetësohemi? Doktoresha u shpreh:
Një dhimbje mesi asnjëherë nuk duhet neglizhuar, nuk lidhet vetëm me dhimbjen e kockave, por janë veshkat ato që vuajnë. Duhet të shqetësohemi kur kemi problem me urinimin, urgjencë për të shkuar në tualet, urinimi gjatë natës sidomos në gjininë mashkullore, ndryshimi i ngjyrës së urinës… Marre nga topalbaniaradio.com