BallinaEkonomiUdhëzimi/Kush investon në turizëm financohet 100% nga shteti

Udhëzimi/Kush investon në turizëm financohet 100% nga shteti

spot_img
spot_img

Pas një përfitimi të ardhurash prej 4.1 miliardë eurosh në 2023 nga turizmi, qeveria synon ta zhvillojë edhe më tej këtë sektor duke financuar projektet strategjike.

Nëpërmjet një udhëzimi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se subjektet që kanë ide për të vënë në jetë projekte në fushën e turizmit do të mbështeten deri në masën 100% nga buxheti i shtetit.

Për ekspertët e sektorit ky vendim është i duhuri në këtë periudhë të fluksit të turistëve, por vetëm nëse zbatohet kryesisht për nevojat e vërteta që turizmi ka.

“Çdo masë e marrë që stimulon zhvillimin e turizmit e shoh të domosdoshme dhe të pamjaftueshme në serinë e masave që duhen marrë. Nëse do të shikoja çfarë është bërë deri tani në mbështetjen për zhvillimin e turizmit kam vërejtje. Flitet që mbështeten investitorët strategjik që zhvillojnë turizmin por kur shikon hartat e ndërtimeve do shohësh që hotelet për turistë zënë 20-30%”, shprehet Besnik Vathi, ekspert i turizmit.

Pagesat e përfituara nga fondi buxhetor do të kryhen 60% e vlerës, të paktën 5 ditë përpara fillimit të projektit dhe 40% e vlerës në përfundim të projektit. Sipas udhëzimit, për t’u kategorizuar fitues duhet të plotësosh kriteret si promovimi I industrisë e turizmit, produkteve dhe destinacioneve turistike, trashëgimisë natyrore etj.

Bazuar edhe në problematikat që turizmi i vendit tonë ka, ekspertët sugjerojnë ndarjen e drejtë të projekteve në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe jo vetëm përgjatë bregdetit.

“Gjykimi për zhvillimin e turizmit është si e koncepton çfarë strategjie ndërton dhe jo thjesht të mbetesh duke pritur kërkesa dhe propozime të tyre. Duhet ndërtuar dhe prezantuar menuja se çfarë duam në të zhvillojmë. Dhe jo të na thotë ofruesi çdo duhet të bëjmë”, tha Vathi.

Lista e projekteve fituese në turizëm do të publikohet në faqet zyrtare të Ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular