BallinaAktualitetKlevis Qose fton të rinjtë të bëhen pjesë e Policisë së Burgjeve:...

Klevis Qose fton të rinjtë të bëhen pjesë e Policisë së Burgjeve: Ata që kanë mbyllur ciklin e…

spot_img
spot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka publikuar një video në faqen e Facebook ku bën thirrje për të rinjtë që kanë mbyllur ciklin e mesëm të bëhen pjesë e Policisë së Burgjeve.

Qose ka ftuar të rinjtë që të ndjekin shembullin e tij në karierë. Ai premton se krahas pagës atyre do ju jepet e drejta dhe të arsimohen për të ecur përpara në karierrë.

Qose thotë në spotin e publikuar se për më të mirët do të ketë bursa studimi falas, ndërsa për rekrutët e tjerë që do jenë pjesë e Policisë së Burgjeve do të ketë gjysëm burse.

Në spotin e publikuar, Qose i bën një thirrje të rinjve të punojnë për Shqipërinë. “Ju drejtohem me një thirrje të veçantë, për të ndarë me ju një mundësi të rëndësishme për të ardhmen tuaj, por edhe për t’ju inkurajuar, që të hulumtoni mundësinë për të punuar me ne në sistemin e burgjeve. Shqipëria ka nevojë për të rinj dhe të reja të përkushtuar, të cilët janë të gatshëm për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për vendin tonë. Punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një punë – është një mundësi për t’i shërbyer një komuniteti ndryshe, e për të ndikuar tek ta për ndryshime pozitive dhe për riintegrim. Përveç mundësisë së një karriere të integruar dhe të frytshme, sistemi i burgjeve ju ofron një paketë të kënaqshme page dhe trajnime të vazhdueshme për të ndihmuar zhvillimin e karrierës tuaj. Për punonjësit me rezultate të larta në testet e pranimit, ne do t’ju ofrojmë, në bashkëpunim me universitetet më të mira në vend, bursa studimi për programet Bachelor dhe Master, duke kontribuar kështu, që ju të arrini ëndrrën tuaj, atë të arsimit të lartë, si dhe të zhvillimit profesional nëpërmjet trajnimit. Nëse të pëlqen ta fillosh tek ne karrierën, siç unë e nisa karrierën time, nëse je i interesuar të fillosh këtë rrugëtim të ri professional, dhe të kontribuosh për ndryshime pozitive për shoqërinë tonë, mos hezito ta shfrytëzosh këtë mundësi, duke u bërë pjesë e sistemit tonë penitenciar”, thotë Qose.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular