Jetë e re për Robinjon, ish-futbollistin që fitoi kampionatin e tetëmbëdhjetë me Milanin dhe ishte protagonist së bashku me Ibrahimoviçin në eksperiencën e tij të parë me fanellën e “Djallit”.
Megjithatë, së fundmi, ai u dënua me nëntë vjet burg pas një përdhunimi në grup të kryer ndaj një vajze shqiptare në Itali, pikërisht kur braziliani luante për kuqezinjtë. Aktualisht Robinjo po vuan dënimin e tij në Tremembe, e cila, në Brazil, njihet si burgu i njerëzve të famshëm.
Siç raporton “Il Corriere della Sera”, ish-futbollisti po ndjek disa rrugë rikuperimi gjatë periudhës së heqjes së lirisë. Në veçanti, Robinjo po studion si elektricist, duke riparuar televizorë, radio dhe objekte të tjera. Krahas kësaj, braziliani drejton edhe një program leximi që synon të shpërndajë 500 libra në muaj për të burgosurit e tjerë.
Robinjo shpreson që me angazhimin e tij social në burg, të marrë zbutje të dënimit me burg nga viti 2027. PANORAMASPORT.AL