BallinaEkonomiPërjetoni Një nga Festivalet më të Mëdha Muzikore Falas në Europë –...

Përjetoni Një nga Festivalet më të Mëdha Muzikore Falas në Europë – Eksploroni Donauinselfest me Wizz Air në Vjenë

spot_img
spot_img

Vjenë, 11 Qershor, 2024: Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë dhe më të qëndrueshme në Europë*, është e lumtur të njoftojë bashkëpunimin e saj me Donauinselfest-in e 41-të. Kjo është hera e parë që Wizz Air sponsorizon këtë ngjarje ikonike të Vjenës, dhe linja ajrore është e ngazëllyer të sjellë markën e saj unike të aventurës dhe argëtimit në festival. Për të shënuar këtë rast të veçantë dhe për t’u dhënë fansave të WIZZ mundësinë ta përjetojnë atë nga afër, Wizz Air ka nisur një lojë ekskluzive me short në rrjetet sociale për festivalin.

Ai që filloi si një festival i vogël muzikor në vitin 1983, është bërë një fenomen botëror. Çdo vit, dy deri në tre milion njerëz vizitojnë Donauinselfest-in, festivalin më të madh muzikor pa pagesë në Europë, në ajër të hapur, duke e bërë atë një nga atraksionet më të mëdha verore të Vjenës. Festivali i këtij viti do të mbahet nga data 21 deri më 23 qershor, duke përfshirë një program të jashtëzakonshëm të interpretuesve nga zhanre të ndryshme muzikore.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi të veçantë, Wizz Air prezanton “Wizz Air Sky Flight,” një udhëtim me teleferik që u ofron të ftuarve të festivalit një pamje ajrore mahnitëse të tij. Ky atraksion unik premton një përvojë të paharrueshme, duke u dhënë pjesëmarrësve një perspektivë të re mbi festimet gjallëruese, dhe duke u ofruar atyre një vend perfekt për të bërë fotografi unike. Përveç teleferikut Sky Flight, Wizz Air do të organizojë promovime dhe konkurse të ndryshme gjatë gjithë festivalit, duke u ofruar vizitorëve mundësinë për të fituar çmime tërheqëse, dhe duke siguruar që pjesëmarrja në Donauinselfest-in e këtij viti të jetë dyfish shpërblyese.

Short në Rrjete Sociale për të sjellë Fansat e Wizz-it nga e gjithë bota në Vjenë

A kemi zgjuar interesin tuaj, dhe mezi prisni të vizitoni Donauinselfest-in? Atëherë merrni pjesë tani në konkursin tonë virtual në rrjetet sociale të Wizz Air: Ndiqni llogarinë përkatëse, pëlqeni postimin, etiketoni shokun tuaj të udhëtimit dhe emërtoni destinacionin nga ku dëshironi të fluturoni për në Vjenë.

Ju mund të fitoni: 2 bileta VIP për 3 ditë për Donauinselfest, akomodim në Hotel Flemmings (21-23.06.2024), dhe natyrisht fluturimet me Wizz Air.

Shijoni festivalin më të madh në qiell të hapur në Europë, shikoni gjithë Vjenën nga teleferiku Sky Flight i Wizz Air, dhe dëgjoni performancat e ndryshme në 14 skenat e ofruara.

Valeria Bragarenco, Menaxherja e Komunikimit të Wizz Air, tha: “Wizz Air është jashtëzakonisht e nderuar që është e pranishme dhe bashkëpunon me Donauinselfest-in e 41-të. Ky festival përfaqëson shpirtin e komunitetit, festimit dhe muzikës, të cilat rezonojnë thellë me angazhimin e Wizz Air për të lidhur njerëzit dhe vendet. Jemi të ngazëllyer të sjellim njerëz nga e gjithë bota për të përjetuar këtë festival unik muzikor të Vjenës. Ky partneritet nënvizon përkushtimin e Wizz Air për të mbështetur ngjarjet kulturore që lidhin njerëzit dhe krijojnë kujtime të paharrueshme.”

Eksploroni kryeqytetin e Austrisë dhe Donauinselfest-in me WIZZ

Vjena është një destinacion i mrekullueshëm për pushimet verore, e njohur për historinë e saj të pasur, arkitekturën mahnitëse dhe horizontin e pasur kulturor. Të ndjekësh Donauinselfest-in është një privilegj i shtuar, duke qenë se është pa pagesë dhe ofron mundësinë për të krijuar kujtime unike me miqtë dhe familjen. Fryma përfshirëse dhe gjallëria e festivalit e bën atë një përvojë të paharrueshme për të gjithë vizitorët. Për njerëzit që duan të vizitojnë Vjenën, 21 deri në 23 qershor është koha perfekte. Udhëtarët nga e gjithë Europa dhe bota mund të përfitojnë nga rrjeti i gjerë dhe tarifat e ulëta të Wizz Air për të fluturuar në Vjenë dhe për të prekur magjinë e Donauinselfest-in nga afër.

Udhëtojmë drejt Vjenës me Wizz Air:

•        Qyteti i Nisjes: Tirana, Shqipëri (TIA)

•        Destinacioni: Vjenë, Austri (VIE)

•        Frekuenca: 4 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të premte dhe të dielë

•        Kohëzgjatja e Fluturimit: Rreth 1 orë e 50 minuta

* Sipas Çmimeve për Ekselencë të CAPA – Centre for Aviation 2022-2023

Kreditet për foto © Alexander Müller

FUND

Rreth Wizz Air

Wizz Air, linja ajrore me kosto ultra të ulët që rritet më shpejt në Evropë, operon me një flotë prej 214 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar të aviacionit ofron shërbim superior dhe çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 62 milionë pasagjerëve nga prilli 2023 deri në mars 2024 (FY24). Wizz Air është listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është shpallur kohët e fundit një nga pesë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produkteve, dhe Linja Ajrore e Vitit nga Air Transport World në 2020, si dhe Linja Ajrore e Vitit nga Air Transport Awards në 2019 dhe 2023. Wizz Air gjithashtu është njohur si “Linja Ajrore me Kosto të Ulët më të Qëndrueshme” brenda Çmimeve të Qëndrueshmërisë Botërore të Financës në 2022 dhe “Grupi i Linjave Ajrore më të Qëndrueshme Mjedisore” nga Çmimet e Ekselencës së CAPA-Centre for Aviation 2022-2023.

Për informacione të mëtejshme:

Valeria Bragarenco; Wizz Air Group;  [email protected]

Anna Kalina-Mahr; UNIQUE relations; [email protected]

V+O Communication Albania: [email protected]

 Na ndiqni në Instagram: @wizzair

 Na ndiqni në Facebook: @wizzair

 Na ndiqni në Twitter: @wizzair

 Na ndiqni në TikTok @wizzair

Shënime për Redaktorët:

•        Të gjitha fluturimet e Wizz Air operohen me avionë Airbus A320 me 180 vende dhe Airbus A321 me 230 vende, si dhe avionë Airbus A320neo me 186 vende dhe Airbus A321neo me 239 vende

•        Për fotografi falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekën e logos, ju lutemi vizitoni https://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/

•        Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni Përditësimin ESG të F23

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular