BallinaEkonomiRama në Kosovë flet për hekurudhën Durrës-Prishtinë; Analizë për opsione më të...

Rama në Kosovë flet për hekurudhën Durrës-Prishtinë; Analizë për opsione më të mira

spot_img
spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kosovë ka folur për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Rama ka thënë se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës.

 Nga Prishtina, Fatos Shala

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës.

Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

Kryeministri shqiptar shtoi se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Ne punojmë bashkë, dhe hekurudha Durrës-Prishtinë, i është nënshtruar një analize. Do të duhet të presim studimin e fizibilitetit, dhe më pas procesin e financimit dhe me radhë. Nuk janë vepra që thuhen sot dhe bëhen sot. Ne kemi bërë disa përçapje për ta hapur. Do t’i diskutojmë me qeverinë e Kosovës të gjitha këto. “Shqipëria 2030” të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë kantier i hapur. Pastaj varet nga shumë gjëra përfundimi i një vepre. Është futur në një rrugë, nuk është më një premtim apo dëshirë, por projekt i përbashkët i dy qeverive që do të marrë jetë”

Ai ka thënë se dy qeveritë po punojnë bashkë për ketë projekt.

“Është ky një projekt që e kemi bashkë në trajtim bashkërisht me Qeverinë e Kosovës, ne punojmë bashkë me Qeverinë e Kosovës, të tjerat pastaj janë në barcoleta për thashethemet mediatike. Në thelb ne punojmë bashkë edhe hekurudha Durrës-Prishtinë tani i është nënshtruar një analize për opsione më të mira”

Në vizitën e Ramës në Prishtinë, nuk ka qenë në agjendë takimi me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Rama  u pyet për raportet me “vëllain e vogël”.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtor i klubit ‘Partizani’, Olsi Rama…Ma bëtë pyetjen me shpresën që të më fusni në kurth por jam mësuar me këto kurthet. Po rashë në kurth hidhem vetē, nuk më fut dot njeri”, deklaroi ai para mediave.

Në konferencë për media, Rama u pyet edhe për mbledhjen e dy qeverive.

“Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj ai shkurt.

Ndërkaq, sa i përket grupit të unitetit për politikë të jashtme, Rama theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

“Nuk është çështje personash, është çështje qasje, është çështje e ndarjes së interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Sepse unë besoj që kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, aty janë një. Në kuptimin që Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe i pakicave që mos të na thënë që po bëjmë ndonjë ‘provokacia’. Interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe është ai mbi të cilën pastaj përcaktohet edhe mënyra se si të tjerët na shohin. Dhe në këtë aspekt Ibrahim Rugova është njeriu që krijoi për Kosovën pasurinë më të madhe natyrore që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës. Dhe po ashtu dha një shembull të jashtëzakonshëm me ekipin e unitetit që do të ishte një ide shumë e mirë”.

Në takimin me kryetarin e Prishtinës, kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është dhuruar “Celësi i qytetit”, ku Rama lavdëroi punën e kryetarit të kryeqytetit.

“Është kënaqësi që mu dha mundësia të vizitoj bashkinë dhe të ju vizitojë juve personalisht në zyrën tuaj. Më vjen shumë mirë qe do të kthehem me Çelësin e Prishtinës. Kujtoj qe në vitin 2008 kur Hashim Thaçi drejtonte qeverinë e parë të pavarësisë, unë i dhashë Çelësin e Tiranës si kryeministër i Kosovës dhe sot jam unë që e marrë çelësin si kryeministër i Shqipërisë. Ndërkohë që më duhet them qe i ndjek me kuriozitet përpjekjet e kryetarit të bashkisë këtu në Prishtinë, me kushtet e një kryeqyteti që rritet, që ka sfida të mëdha si çdo kryeqytet në botë dhe që ka nevojë për lidership dhe për mbështetje të vazhdueshme nga të zgjedhurit e vet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular