Partia Socialiste ka shënuar sot 33-vjetorin e themelimit. Në një aktivitet të zhvilluar në oborrin e selisë rozë u organizua një takim, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama.
Nuk kanë munguar edhe ata që quhen “xhaketat e vjetra” të PS, që tashmë janë tërhequr nga politika aktive.
Në këto foto shihet që Rama shtrëngon duart me Arta Daden, por edhe me ish eksponentë të tjerë të PS.
Ndërsa vihet re mungesa e liderit historik, Fatos Nano, nuk kanë munguar emra të tjera si Gramoz Ruçi, Valentina Leksaj, Namik Dokle, Et’hem Ruka, Spartak Braho, Musa Ulqini etj