Aeroporti i Palma de Mallorca u godit nga stuhia duke bërë që avionët të mbesin të bllokuar për shkak të përmbytjeve në pistë.
Uji gjithashtu është futur dhe në qendrën tregtare të kompleksit, siç shihet dhe nga videot e postuara në X.
Dëshmitarët okularë thanë se ishte “kaos”, me pasagjerët që vraponin për t’u strehuar nga shiu. Aena, operatori i aeroportit Palma de Mallorca, konfirmoi se kishte përmbytje në disa hyrje të objektit dhe në ndërtesën e terminalit.
“Aeroporti Palma de Mallorca ka paralizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë, për shkak të pamundësisë për të funksionuar në mënyrë të sigurt.”
Aeroporti, i treti më i madhi në Spanjë, aktivizoi planin e tij të emergjencës dhe fluturimet për në Majorca u ridrejtuan përkohësisht në aeroporte alternative, tha ministri i transportit Oscar Puente.
Më vonë aeroporti rifilloi funksionimin pasi shiu u ndal, shtoi Puente.