BallinaKronikeU ndje keq dhe humbi ndjenjat pas një sherri me dy të...

U ndje keq dhe humbi ndjenjat pas një sherri me dy të rinj, vdes në spital 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spital, ku u dërgua sepse nuk u ndje mirë pas një debati me dy të rinj grekë.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasi ka informacione se para se të rrëzohej, i riu i cili punonte roje plazhi, ka patur një debat të ashpër me dy 24-vjeçarët.

Burime policore, duke folur për protothema.gr , thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, pa u sqaruar ende se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi.

“Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se çfarë kanë bërë në një farë mënyre secili nga pesë personat që dyshohet se janë përfshirë në incident”, theksuan ata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular