BallinaSocialeKoha për kredi në arsim, Bankat bëjnë gati planet për Ballkanin, ka...

Koha për kredi në arsim, Bankat bëjnë gati planet për Ballkanin, ka përfituar Serbia

spot_img

Ne jetojmë në një botë ku financat drejtohen nga nevojat e kapitalit. Dhe sot, investitorët shohin njerëzit si kapital gjithnjë e më të rëndësishëm si në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillim.

Komisioni Europian, nëpërmjet qendrës së tij të trajnimeve, do të drejtojë financimet e bankave të zhvillimit në sektorin e arsimit dhe përmirësimin e aftësive të njerëzve edhe në Ballkanin Perëndimor.

Agjencia për trajnimet në Komisionin Europian referon se grantet e qeverisë dhe fondet e buxhetore nuk janë të mjaftueshme për të rritur njohuritë e njerëzve në raport me nevojat që paraqet koha.

Në këto financime duhet të përfshihen edhe bankat sidomos në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Serbia po zbaton instrumentin e kredisë për të rritur aftësitë në teknologji.

Komisoni Europian ka hyrë garant për një kredi 70 milionë euro, e cila po përdoret nga Serbia për trajnimin e mësuesve në aftësitë digjitale. Gjithashtu një pjesë e kredisë do të shkojë për pajisje të reja digjitale dhe infrastrukturë digjitale.

Ky instrument është ofruar për të gjitha vendet, teksa Shqipëria paraqitet me nevoja më të mëdha për shkak të financimeve të ulëta në arsim, emigracionit të lartë te të rinjve dhe nivelit të ulët të aftësive arsimore në raport me vendet e tjera të Rajonit (PISA 2022).

Ekspertët e Komisionit Europian vënë ne dukje se ka ardhur koha për financime më të fuqishme në edukim, pasi ato sjellin rezultate të larta në të gjitha fushat e tjera të ekonomisë.

Në përgjithësi qeveritë i drejtojnë financimet e tyre në kapitalin fizik për shkak të ndikimit afatshkurtër që kanë, teksa investimet në kapitalin njerëzor i sjellin fitimet përtej mandateve politike. Përvoja tregojnë se vendet që kanë investuar në arsim (Koreja e Jugut dhe Estonia) kanë arritur rezultate të mira ekonomike dhe shoqërore në pak vite.

Që nga viti 2017, BE ka ngritur Fondin Europian për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Përveç granteve dhe huave për qeveritë e vendeve të Rajonit tani po aplikohet garancia për të tërhequr privatin në sektor.

Psh në Shqipëri një kompani e IT mund të trajnojë mësuesit e TIK në shkolla.

Banka Europiane e Investimeve synon të investojë në arsim nxitësit e rezultateve më të mira arsimore dhe pajisjet që janë të përshtatshme për qëllimin.

BEI kërkon të bashkëpunojë me qeveritë e Rajonit tonë dhe institucionet arsimore për të siguruar që asetet e financuara nga banka kontribuojnë në përmirësimin e metodave pedagogjike gjatë kësaj periudhe të ndryshimit të thellë.

Investimet duhet të udhëhiqen nga parimi që cilësia e arsimit, i cili duhet t’u përshtatet kërkesave dhe nevojave lokale.Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular