BallinaKryesoreKosova vendos sanksione shtesë Rusisë, sanksionon edhe Republikën Islamike të Iranit

Kosova vendos sanksione shtesë Rusisë, sanksionon edhe Republikën Islamike të Iranit

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakot sanksionuese ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit.

Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe pakon e re të sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj Republikës Islamike të Iranit, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.01/64 të datës 25 shkurt 2022 të për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së dhe ShBA për vendosje të sanksioneve ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë dhe propozim-vendimin për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese lidhur me shkeljen serioze dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në federatën ruse.

Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, ka thënë se sanksionet janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e aleatët e tjerë.

“Pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit, gjegjësisht ndaj personave dhe subjekteve të përfshira në aktivitetet e raketave bërthamore dhe balistike dhe personave dhe etniteteve që ofrojnë mbështetje për qeverinë e Iranit”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sanksionet ndaj Rusisë janë të lidhura edhe me vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalnyn.

“Në vazhdim të mbështetjes dhe në përputhje me sanksione e BE-së, propozojmë zbatimin e pakos së 12 dhe 13 të sanksioneve të BE-së për minimin dhe cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe shkeljen e të drejtave në Federatën Ruse, që lidhen ngushtë me vrasjen e opozitarit rus, Navalny”.

Kosova ka qenë pjesë e shteteve perëndimore që kanë sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë që kur nisi në vitin 2022.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular