Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshje e parë të Grupit B të Kampionatit Europian, të shtunën në orën 21:00, në stadiumin e Dortmundit, “Signal Iduna Park”.
Sot kuqezinjtë kanë vazhduar me stërvitjen, duke u përgatitur për takimin me “axurrët”. Siç shihet edhe nga videoja, në kampin stërvitor ishin vetëm lojtarët e stolit.
Lojtarët që llogariten të jenë pjesë e formacionit startues të shtunën, duke shtuar këtu edhe Manajn, Ajetin, Laçin dhe Strakoshën do ta zhvillojnë në orën 17:30.