Tifo-grupi më i madh dhe i organizuar i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë një lajmërim për ndeshjen Itali-Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale. Në profilin e tyre shkruhet se të shtunën në orën 14:00 do të fillojë atmosfera dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke.
Njoftimi i plotë
Të dashur Tifoza,
Vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën:
Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany
https://maps.app.goo.gl/u5WxEbCQGLtvWdqV8?g_st=icAtmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke.
Përjetësisht me ty Shqipëri!