Kryetari i Bashkisë së Londrës e quan deputetin e PS-së Lavdrim Krashi „vëlla“. Deputeti i Parlamentit shqiptar, Lavdrim Krashi, që është dhe anëtar i komunitetit shqiptar në Londër, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shprehet: „Gjithmonë i lumtur për të marrë sa më shumë nga përvoja e pasur e drejtuesve dhe administratës publike në Londër dhe kryetarit Khan, nëpërmjet mbështetjes dhe miqësisë së ndërsjelltë të ndërtuar prej vitesh bashkëpunimi.“ Në këtë video bie në sy përkthimi në gjuhën shqipe të fjalës së njërit prej drejtuesve të platformës elektorale të Laburistëve, në të cilën merr pjesë dhe Krashi duke u shprehur: „Shikoni zonja dhe zotërinj, ka një person këtu që ka fluturuar më shumë se 2000 milje për të qenë me ne sot. Dhe ky është miku i mirë Lavdrim Krashi, anëtar i Parlamentit të Shqipërisë. Kemi një punë të madhe ndërkombëtarisht, dhe këti sidomos me Diasporën shqiptare. Do të doja ta mirëprisja mikun tim të mirë, Lavdrim Krashi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë“.
Por që në fillim në këtë platformë, i pranishëm edhe Kyetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan, shihet të jetë shprehur me përkthimin në gjuhën shqipe: „Sigurisht vëllai i dashur nga Shqipëria… Ai më ka ndihmuar më 2016, 2021, 2024. Faleminderit Lavdrim, faleminderit vëlla“
Kjo për mjaft anëtarë të komunitetit shqiptar, sidomos për ata që kanë mbështetur Laburistët në vite me votën e tyre, duket si një shenjë e mirë, dhe ndjehen mjaft të gëzuar, pasi dhe këtë video e kanë shpërndarë e rishpërndarë duke thënë fjalët më të mira.