BallinaPolitikeBylykbashi ben fallxhorin për SPAK: Prokurorët do krijojnë një Vllazëri korruptive, pastaj...

Bylykbashi ben fallxhorin për SPAK: Prokurorët do krijojnë një Vllazëri korruptive, pastaj do qeverisin vendin!

Oerd Bylykbashi u shpreh se SPAK ka shumë mundësi të zhbëjë vetveten.

I ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’, Bylykbashi theksoi se SPAK do të fillojë të degradojë pasi duke qenë se janë pak prokurorë, ka rrezik që të krijojnë “një vëllazëri” e cila sipas tij mund të jetë korruptive.

Bylykbashi: Fakti që është një grup shishe ku e gjitha është mbledhur atje, me llumin e madh dhe me llumin e vogël. Kjo do të fillojë të degradojë në vetvete do jetë selektiv politikisht do jetë selektiv, larg qoftë, s’ka gjë të çuditshme të jetë selektiv në mënyrë korruptive.

Në çdo formë, edhe nga krimi. Janë pak. Janë një grup njerëzish që kanë një rrezik të madh, t’i vënë shpatullat njëri-tjetrit , të krijojnë një vëllazëri edhe korruptive apo që e kanë ndarë mendjen se kush do jetë politika e më pas të qeverisin vendin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular