BallinaSport“Është një kombëtare që lë gjurmë”/ Europiani 2024, Bogdani: Kush nënvlerëson Shqipërinë...

“Është një kombëtare që lë gjurmë”/ Europiani 2024, Bogdani: Kush nënvlerëson Shqipërinë do të ketë probleme

Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares shqiptare me 18 gola, deklaron se Shqipëria ka shanse për të shkuar edhe si një nga të tretat më të mira.

Në një intervistë për “tutomercatoweb”, ai thotë se kush nënvlerëson Shqipërinë, mund ta paguajë.

Erjon Bogdani, kush nga kjo kombëtare mund ta thyejë rekordin tuaj?

“Sot është Armando Broja, prototipi i sulmuesit modern. I ri, por tashmë me shumë eksperiencë. Ai ka luajtur për Chelsean, në Holandë me Vitesse, ka fituar përvojë në Premier League. Ai është shumë i mirë”.

Por rekordi juaj është ende aty, për njëmbëdhjetë vjet i pathyer…

“Sulmuesit që erdhën pas meje nuk luajtën me të njëjtën vazhdimësi. Ne jemi një kombëtare në rritje dhe kjo na bën të rritim pritshmëritë, të konkurrojmë kundër ekipeve gjithnjë e më të forta: për pasojë janë sulmuesit ata që vuajnë më shumë dhe sakrifikojnë në fushë, sepse kanë më shumë vështirësi të jenë pranë portës, duke qenë se luftojmë gjithnjë për të marrë rezultate”.

 Çfarë i mungon Brojës për t’u vendosur në nivele të larta?

“Vazhdimësia. Ai është frenuar nga disa dëmtime, por ai ka ende kohë për t’u rikuperuar”.

Cfarë ju pëlqen më shumë tek ai?
E mbron topin mirë, në situatat një për një ai shfaq  forcën e tij  dhe në driblim është goxha mirë. Më pëlqen, është është një lojtar i fuqishëm.”

Si po përgatitet Shqipëria për ndeshjen kundër Italisë?

“Është një ndeshje e veçantë për të gjithë vendin. Unë vetë do të jem në Dortmund për të bërë tifo kombëtaren time. Kam 24 vjet në Itali, gruaja dhe fëmijët e mi janë italianë dhe dinë pak për Shqipërinë. Po të kisha qëndruar në shtëpi, jam i bindur që do e kisha gjetur veten mes tifozëve italianë, praktikisht një do isha unë plangprishësi i grupit… (qesh)”.

Si është sot raporti i Shqipërisë me Italinë?
Ka një lidhje të thellë mes këtyre dy kombeve, në Shqipëri nuk jemi më si në vitet ’90, por kur u gjendëm në vështirësi Italia na ka ndihmuar gjithmonë. Tani po i ndihmojmë edhe ne paksa, sepse me kalimin e viteve ka gjithnjë e më shumë italianë në vendin tim”.

Pse mund t’ia dalë mbanë Shqipëria?

“Për shkak se me Sylvynhon janë rritur shumë. Ne mundëm Poloninë dhe Republikën Çeke për t’u kualifikuar. Shqipëria është një ekip shumë kompakt dhe trajneri u tregua i zoti për të mbajtur stekën lart: kushdo që vjen nga stoli dëshiron të demonstrojmë të irën nga vetja. Të gjithë mbrojnë mirë dhe ka lojtarë fantastikë që gjuajnë mirë edhe nga larg. Mendoj se është një ekip i kompletuar dhe kur dalin në fushë mund të shohësh se ata luajnë vërtetë mirë”.

I grumbulluar është edhe Asani i cili luan në Korenë e Jugut, por ka bërë diferencën…

“Ai është një nga zbulimet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe këtë edicion ka mundur të bëjë gjithçka. Është lojtar shumë i shpejtë, ka gjuajtje shumë të mirë. E njoh mirë, ka luajtur për Partizanin e Tiranës me të cilin ka fituar kampionatin.”

Jeni etiketuar si Hirushja e grupit… A mund të bëni vërtetë surprizën?

“Është një grup shumë i komplikuar, por më i balancuar nga sa mund të mendoni. Ata që nuk kuptojnë shumë nga futbolli e vendosin Shqipërinë në vendin e fundit, por nëse të tjerët na nënvlerësojnë do ta gjejnë veten në vështirësi. Ky ekip nuk ka asgjë për të humbur, por nuk do të thotë se do të dalë në fushë i dorëzuar. Përkundrazi”.

Kush janë liderët e skuadrës?

“Djimsiti, Hysaj dhe portierët janë lojtarët me më shumë eksperiencë. Por kujdes mesfushorëve: Asllani, Ramadani dhe Bajrami janë lojtarë të mëdhenj. Kjo është një skuadër që di të menaxhojë posedimin e topit dhe gjithashtu di të vuajë.”

Çfarë momenti po përjeton sot Kombëtarja shqiptare?

“Të shkëlqyer. Strukturat janë përmirësuar, është një kombëtare që lë gjurmë edhe ndaj ekipeve të forta. Kam shumë besim për ndeshjen e parë kundër Italisë. Edhe cilësisht mendoj se jemi afër “.

Thatë pak më parë se do të jeni në Dortmund…

Po, do të jem sepse kam marrë një ftese nga Federata dhe  falë organizimit të tyre, do të jemi shumë ish-lojtarë të kombëtares që do të shkojmë atje për t’i dhënë mbështetje kombëtares tonë”.

A do të flisni me lojtarët aktual para ndeshjes?

“Ndoshta po, të shohim. Unë patjetër do t’i dërgoj disa mesazhe Gjimshitit dhe Berishës, sepse janë lojtarë ekspertë që i njoh mirë. Jemi të gjithë me ta”.

Mund ta kaloni grupin?

“Duhet të mbajmë këmbët në tokë. Unë flas mirë për Shqipërinë jo sepse jam një tifoz, por sepse faktet e thonë këtë. Megjithatë, është një grup shumë i vështirë: për mendimin tim ne jemi afër Italisë për nga vlerat. por të mos harrojmë që Italia është Italia, ata e fituan kampionatin e fundit europian”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular