Gazetarja: Hetimet për Metën e Kryemadhin drejt fundit, shumë shpejt do ketë masë sigurie

0
150

Gazetarja Anduena Llabani thotë se hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin po shkojnë drejt fundit.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se ndaj tyre, pritet që shumë shpejt ë ketë masa sigurimi.

Unë mendoj që procesit të hetimit për çiftin po vjen fundi. Ballafaqimi i fakteve dhe i dëshmive të tyre, ose fjala e fundit përpara se ata të shkojnë drejt përfundimit dhe mbylljes së dosjes, janë dëshmitë e tyre, veç e veç. Dhe nuk është rastësi që kanë ardhur njëri pas tjetrit. Shumë shpejt do të ketë masë sigurimi. Të dy, janë persona në hetim prej kaq vitesh dhe ka fakte konkrete për të cilat do të kenë një ngarkesë penale”, theksoi ajo.