BallinaSportLista e plotë/ Kush janë futbollistët me notën më të lartë, Shqipërinë...

Lista e plotë/ Kush janë futbollistët me notën më të lartë, Shqipërinë e përfaqëson… 

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka publikuar një të dhënë tepër interesante për sa i përket futbollistëve me vlerësimin më të lartë në kombëtaret përkatëse të Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.  

Interesant është fakti se lojtari me notën më të lartë për sa i përket paraqitjeve të parë në sezonin që sapo lamë pas me klubet, te Kombëtarja shqiptare rezulton Taulant Seferi me notën 7.33.  

27-vjeçari që aktivizohet te Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe, shënoi 11 gola si dhe regjistroi 5 asiste.  

Kroacia përfaqësohet nga Brozoviç i Al Nassr, që vlerësohet me 7.67. Lojtari me notën më të lartë te Italia është Dimarko, 7.35, ndërsa te Spanja, Rodri me 8.01.  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular