BallinaAktualitetKoordinatori amerikan kundër korrupsionit global vjen në Shqipëri, DASH: Do takohet me...

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global vjen në Shqipëri, DASH: Do takohet me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile

spot_img
spot_img

Javën e ardhshme Shqipërinë do ta vizitojë koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew.

Vizita zhvillohet në kuadër të një turi në Evropë ku përfshihet edhe Mali i Zi dhe Lituania.

Departamenti i Shtetit njofton se vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit.

Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet aty me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile.

“Ai do të diskutojë mbi punën që është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit”, thotë DASH.

Më 16-17 qershor, Nephew do të jetë fillimisht në Podgoricë, ku gjithashtu do të takohet me përfaqësues qeveritarë dhe të shoqërisë civile. Më 18-19 qershor ai do të jetë në Vilinus, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

dash
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular