BallinaKryesorePublikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen skuadrat në Itali-Shqipëri

Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen skuadrat në Itali-Shqipëri

Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”.

Në portë për Shqipërinë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

Nga ana tjetër, Spalletti i ka besuar rreshtimit të tij të përhershëm, duke futur në nportë Donnarummën, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori dhe Dimarco. Në mesfushë do të luajnë Barella dhe Joginho, ndërsa më të avancuar janë zgjedhur Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini, teksa në majën e sulmit është zgjedhur Scamacca.

Në këtë takim do të vendosë drejtësi gjermani Felix Zwayer, teksa do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Stefan Lupp dhe Marco Achmüller, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniel Siebert. Drejtësia nga dhoma e VAR do të vijë nga gjermani tjetër, Bastian Dankert.

FORMACIONET ZYRTARE:

ITALIA: Donnarumma (C); Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Trajner: Luciano Spalletti

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja.

Trajner: Sylvinho Mendes Campos

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular