Ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka bërë pak shaka me kapitenin legjendar Lorik Canën, para ndeshjes Itali – Shqipëri e vlefshme për kampionatin Europian.
Mavraj ka postuar një fotografi në “Story”, ku është së bashku me Canën duke shkruar:
“Shko fli biri im, pusho se neser kemi dasëm”. Këtë postim ish-kapiteni legjendar i kuqezinjëve e ka marr me humor duke e shpërndar edhe ai në profilin e tij në “Instagram”.
Kujtojmë që Shqipëria luan nesër ndeshjen e parë të kampionatit Europian kundër Italisë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Signal Iduna Park”, nga ora 21:00, teksa janë ftuar për të qenë të pranishëm të gjithë ish-futbollistët e Kombëtares ndër vite.