Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, pasi një automjet ka përplasur dy këmbësore pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin E. K. ka përplasur shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, 46-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2024, në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.