BallinaKryesoreHabit shqiptari Dritan Abazoviç: Do të jem në stadium për të bërë...

Habit shqiptari Dritan Abazoviç: Do të jem në stadium për të bërë tifo për Serbinë

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se ndeshjen e sotme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium.

Abazoviç tha se do të bëjë tifo për Serbinë dhe se do të brohorasë për të. Ai e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë mbrëmjen e djeshme.

Në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular