BallinaEkonomi29 biznese me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë kanë falimentuar...

29 biznese me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë kanë falimentuar me 2023

spot_img
spot_img

Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese janë në vështirësi prej dy vitesh për shkak të efekteve negative që dha rënia e euros dhe rritja e kostove të brendshme.

Si rrjedhojë dhjetëra biznese të mëdha në sektori kanë falimentuar vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT numri i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë ka shënuar rënie vjetore me 5.3 % vitin e kaluar, ku vërehet se 29 ndërmarrje e kanë mbyllur aktivitetin. Burimet nga tregu bëjnë me dije se pjesa më e madhe e falimenteve ka qenë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Përveç faktorëve të brendshëm fabrikat janë ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e eksportit.

Falimentet në sektorin e industrisë pritet të jenë edhe më të larta këtë vit, pasi në muajt e parë u shkëputën shumë kontrata me klientët që ishin mbajtur me vështirësi në tremujorin e fundit 2023.

Fabrikat shqiptare u përballen me një kërkesë jo të zakontë pas pandemisë. Kërkesa e fortë për mallra pas heqjes së kufizimeve nga pandemia Covid -19 me 2021 nxiti hapjen e njësive të reja të prodhimit. Fabrikat shpesh kishin kërkesë për mallra 2 deri në tre herë më shumë se kapacitetet e prodhimit.

Shumë prej tyre bënë investime në teknologji dhe u zgjeruan më tej, teksa një vit më vonë klima e biznesit u përkeqësua kryekëput. Rënia e euros ka qenë shkaktari kryesor. Në viti 2021 deri aktualisht euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim të lekun, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve të cilët shesin në euro po pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në lekë.

Nisja e luftës në Ukrainë e përkeqësoi më shumë situatën. Inflacioni i lartë dhe pasiguritë gjeo-politike u rriten me tej me luftën në Rripin e Gazës duke bërë që kërkesa për prodhime në Shqipëri të ulej fort.

Fabrikat shumë të mëdha të prodhimit pavarësisht se po kalojnë një periudhë të vështirë që i ka zhytur edhe në borxhe do të vazhdojnë aktivitetin. Fabrikat në segmentin mbi 200 punonjës duket se, po e përballojnë disi krizën duke shpresuar për përmirësim.

Kjo krizë më e forta e 15 viteve i ka vënë bizneset para zgjidhjeve të vështira. Njësitë e vogla po mbyllen dhe po shkojnë drejt sektorëve të tjerë si turizmi, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe industria ushqimore, ndërsa fabrikat e mëdha po përshtaten duke kaluar në segmente me të lartë të prodhimit dhe duke shkurtuar kostot e brendshme nëpërmjet rritjes së produktivitetit. Më të cenuarit duket se janë punonjësit, të cilët kanë kaluar në mbi 20 vite duke qepur këpucë dhe e kanë të vështirë të akomodohen në sektorë të tjerë. /B.Hoxha

Burimi: INSTAT
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular