Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për sfidën e radhës në Euro 2024: të mërkurën në orën 15:00 kuqezinjtë përballen me Kroacinë!
Në një intervistë për emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, gazetari sportiv Dëfrim Methasani zbuloi se skuadra ende nuk e ka humbur entuziazmin dhe zellin për të dalë me një fitore nga gara.
E gjithë trupa e lojtarëve mbetet e gatshme, përfshirë edhe Jasir Asani, i cili në ndeshjen me Italinë në Dortmund pësoi një dëmtim në kurrizin e këmbës së majtë.
“Asani e kaloi lehtë dhe është i gatshëm për Silvinjon nëse do ta ketë në planet e tij për ndeshjen me Kroacinë. Këtë më thanë drejtuesit e stafit të Kombëtares,” tha z. Methasani.
Ndeshja e së mërkurës do të ketë një formacion tjetër. Kombëtarja do të ketë një stërvitje sot në orën 17:00 dhe nesër do të niset për Hamburg në orën 18:30, për të luajtur me Kroacinë të mërkurën në orën 15:00.
“Interesimi është i jashtëzakonshëm. Më shumë njerëz takoj te rezidenca e Kombëtares sesa në stadium,” tregoi gazetari sportiv.