Memorandum mirëkuptimi mbi “Krijimin e observatorit të logjistikës detare dhe zinxhirëve të furnizimit – data lab”
Më datë 13.06.2024 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) dhe Autoritetit Portual Durrës. Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e institucioneve, Drejtoreshës së Përgjithshme të INSTAT, Znj. Elsa Dhuli, Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Z. Genti Gazheli, Drejtuesit të Lartë të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, pranë Policisë së Shtetit, Z. Saimir Boshnjaku, Rektores së “Universitetit Aleksandër Moisiu – Durrës”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, Drejtoreshës së Përgjithshme të “Institutit të Transportit”, Znj. Lilika Radovicka, Drejtoreshës së Përgjithshme të “Agjencisë së Inovacionit Dhe Ekselencës”, Z. Enkelejda Imeraj dhe Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të “Autoritetit Portual Durrës”, Z. Pirro Vengu.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëpunimi i ndërsjelltë ndërinstitucional me qëllim përmirësimin e kuadrit rregullator dhe operacional mbi mbarëvajtjen e proceseve logjistike dhe shërbimeve publike në fushën e logjistikës detare dhe zinxhirëve të furnizimit si dhe rritjen e kapaciteteve dhe performancës së personelit përgjegjës për analizën e të dhënave dhe statistikave në institucionet pjesëmarrëse në këtë iniciative.
Bashkëpunimi synon në agregimin e kapaciteteve në mbledhjen, analizën dhe interpretimin e të dhënave, zhvillimin e metodave dhe metodologjive të qëndrueshme për analizën e të dhënave si edhe këshillimi në përdorimin e teknologjive inovative në fushën e logjistikës detare si dhe zinxhirëve të furnizimit. Bardhi Sejdarazi