Kombëtarja e Anglisë triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-0 ndaj Serbisë në duelin e vlefshëm për Euro 2024. Stadiumi ishte i mbushur plot e për plot me tifozë, teksa nuk munguan dhe banerat provokativë nga ana e serbëve.
Tifozët serbë kanë futur në stadium edhe banera që mbajnë shkrime për Kosovën, duke i shtuar hartën e Kosovës as serbe.
Kujtojmë që UEFA është shumë e ashpër me mesazhe të tilla dhe pas ndeshjes sigurisht që do të hapë një hetim disiplinorë.