BallinaAktualitetSkema e mashtrimit, 10 mijë dollarë për një vizë për në Shtetet...

Skema e mashtrimit, 10 mijë dollarë për një vizë për në Shtetet e Bashkuara! Si u ra në gjurmët e rrjetit! Në gjykatë 5 personat përgjegjës

spot_img
spot_img

“Unë nuk kam shkelur ligjin, por kam ndihmuar qytetarët të aplikojnë për vizat duke i orientuar”! Kjo është mbrojtja që bëri në gjykatën e Tiranës, Renato Nasto, i riu korçar, i cili u arrestua si personi që kishte mundur të krijonte një rrjet për të siguruar njerëz që ishin të interesuar për viza amerikane.

Ai u vu në pranga bashkë me tre persona të tjerë, ndërkohë që një vajzë u la në një masë më të butë arresti. Ishte Prokuroria e Tiranës që nisi hetimet, duke u bazuar në episode konkrete për ta lënë në arrest me burg korçarin, që i tha gjykatës që punonte edhe taksist për të siguruar të ardhura, të cilat i kishte të pamjaftueshme. Por pavarësisht kësaj, ai nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e hetimit, çka ka çuar tashmë që hetimet për të dhe rrjetin e tij të kalojnë për gjykim po në Gjykatën e Tiranës. Në fakt, një tjetër grup i madh u godit pak ditë më parë që kishin krijuar një organizatë të mirëfilltë kriminale që kalonin shqiptarë në drejtim te Amerikës dhe Kanadasë ku bazë kishin Irlandën. SPAK u vu në lëvizje pas të dhënave të Ambasadës Amerikane, ndërkohë që policia dhe hetimi spanjoll kishin të paktën 4 vjet që kishin rënë ën gjurmët e atij grupi!

PËRFUNDIMI I HETIMEVE

Zyrtarisht u bë me dije se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, që akuzohen se kishin krijuar një skeme mashtrimi për qytetarët që donin të pajiseshin me vizë amerikane. Nëpërmjet një faqe “Instagram”-i ku jepeshin të dhëna të rreme ata pretendonin se me në nëpërmjet agjencisë së tyre, viza ishte e garantuar dhe për këtë kërkonin si shpërblim shuma nga 5 deri në 10 mijë dollarë. Prokuroria e Tiranës saktësoi se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim për 5 personat që akuzohen, se kishte krijuar një skemë të mirëfilltë për të zhvatur qytetarët shqiptarët, cilët donin të përfitonin viza amerikane. Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedeni, Xhemal Seseri, Eduart Gjini, akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Në dosjen hetimore te prokurorisë thuhet se zbulimi i këtij grupi mashtruesish, u bë mbi bazën e informacionit e dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ata kanë informuar autoritetet shqiptare lidhur me një rast të mundshëm mashtrimi me vizat amerikane, që dyshohet se po kryhet nga një ose dy shtetas shqiptar këtu në Tiranë.

EPISODET

Shërbimet e sigurisë kishin konstatuar në 13 tetor 2023 një shtetase e rreth 50-60 vjeç, në ambientet e jashtme të Konsullatës së SHBA-ve në Tiranë, duke shpërndarë kartë-vizita me shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”. Kartë-vizita mbante shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”, me dy llogari në platformat “Instagram” dhe “WhatsApp” duke dhënë edhe një numër telefoni.

Gjithashtu, nisur nga përshkrimet fizike të gruas e cila shpërndante kartë-vizita, është identifikuar se ishte Diana Nasto nëna e Renato Nasto, dhe së bashku ata disponojnë një agjenci transferim parash me emrin “RIA Money Transfer”, dhe Agjenci Udhëtimi” ne adresën, rruga “Ramazan Citaku”, Kamzë, Tiranë. Pas verifikimeve u arrit në konkluzionin se Renato dhe Diana Nasto (nëne e bir), mashtronin qytetarët, të cilët donin të emigrojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, se nëpërmjet agjencisë së tyre viza amerikane është e sigurt, dhe për këtë ata kërkonin shuma të konsiderueshme nga 5.000 gjer në 10.000 dollarë amerikanë. Sipas dosjes, të pandehurit kishin përdorur se karrem një faqe në “Instagram” me emrin “Viza amerikane insider”.

Ajo është përdorur nga Renato Nasto, për të tërhequr qytetarë të interesuar për të marrë vizën amerikane. Për ta bërë me bindës ai ka përdorur edhe fotot e pasaportave të personave që kishin marrë më parë viza, mes të cilëve edhe të Klea Priftit, të cilat i reklamonte si sukses të garantuar se nëse bashkëpunoje me të e kishe vizën 10-vjeçare në xhep.

“Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet”, shkruhet në faqen e Instagramit përmes të cilës Nasto ka arritur të marrë kontakt me shume qytetarë, aplikantët për vizitë. Ndërsa Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri akuzohen se e kanë lejuar 30-vjeçarin Nasto të manipulojë me të dhënat e tyre. Pasi plotësonin formularin me të dhëna të rremë, ditën e intervistimit në ambasadë, Renato Nasto u shfaqej si person me njohje të brendshme në ambasadë, i shoqëronte dhe jepte udhëzime se si duhej të përgjigjeshin duke u dhënë detaje manipulative. Në rast se viza merrej me sukses, në xhepin e Nastos shkonin 10 mijë euro. Nuk dihet saktë sa është numri i shqiptarëve që mundën të marrin vizë amerikane në këtë mënyrë, por dyshohet që mes përfituesve të jetë edhe Eduart Gjini, i cili është shpallur në kërkim që në momentin që u ndërhy nga policia për të realizuar operacionin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular