Njoftim për shtyp
Sot Partia Lëvizja e Legalitetit mban Konventën Kombëtare të shpalosjes së programit elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në këtë Konventë Kombëtare të legalistëve do të flasin përfaqësues të Diasporës në SHBA dhe Europë, zyrtarë të PLL, si dhe profesionistë të lirë.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z. Shpëtim Axhami do të paraqesë programin politike të bazuar në 5 kolona.
I – Rikthim i Krenarisë Kombëtare në një shoqëri Euro-Atlantike të Dekomunistizuar!
Çështja Kombëtare, çështja e parë
II-Për një shtet të së Drejtës, Monarki kushtetuese
Sundimi i Ligjit garanci për rend e siguri, stabilitet ekonomik, politik dhe social
III-Prona, e shenjtë për ne!
Kthimi tek pronari i origjinës sjell investime dhe zhvillim ekonomik
Rishikim i Ligjit nr/7501
IV-Pro Familjes, Jo Shpopullimit
Konservatorë para fenomeneve negative që dëmtojnë shoqërinë tonë
V- Reformë Kombëtare Arsimore dhe Shëndetsore!
Për rritje cilësore në arsim, motivim financiar për arsimtarët
Kthejmë shërbimin mjeksor cilësor perendimor dhe të shpejtë për qytetarët. Modeli Mjekesor Magnet per nje Shendet Shqiptar!
Aktiviteti do të fillojë në orën 18.00, pranë Hotel Tirana International.