BallinaAktualitetVIDEO- Bajrami shënoi golin më të shpejtë në histori, komentatori turk shpërthen...

VIDEO- Bajrami shënoi golin më të shpejtë në histori, komentatori turk shpërthen në ovacione. Reagimi i tij bën xhiron e rrjetit

Kombëtarja kuqezi u mund me rezultatin e ngushtë me Italianë, në një ndeshje ku nuk munguan emocionet dhe befasitë.

Një ndër to ishte edhe goli i shpejtë i Nedim Bajramit i cili hyri në histori si goli më i shpejtë në të gjitha eventet e Kampionatit Evropian.

Për këtë arsye, goli i tij ka fituar edhe simpatinë e komenatorëve sportivë. Njëri prej tyre, komentator turk ka shpërthyer në ovacione të shumta duke thirrur emrin e Nedim Bajramit, i cili i befasoi të gjithë me golin në sekondën e 23’ të ndeshjes.

Goli i Bajramit bëri xhiron e rrjetit në internet duke qenë se shënoi golin më të shpejtë të historisë së Kampionateve Evropiane.

Në një nga këto video është edhe një komentatori turk, që po komentonte live ndeshjen nga stadiumi i Dortmundit, “Signal Iduna Park” duke thirrur me gjithë shpirt golin, dhe disa po e krahasojnë duke thënë që është edhe më mirë se komentatorët shqiptarë.

/rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular