BallinaPolitikeMeta në SPAK, Andi Tela: Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre...

Meta në SPAK, Andi Tela: Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta


Gazetari Andi Tela, duke komentuar deklarimet e ashpra të Metës pasi doli nga SPAK u shpreh se taktika e zotit Meta është mbrojtja më e mirë është sulmi.

Tela u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se ndaj Metës duhet të ketë hetime, sepse të gjithë shqiptarët kanë qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta në politikën shqiptare.

Duket sikur taktika e Zotit Meta është mbrojtja më e mirë, është sulmi. Pra, ai është duke votuar nga SPAK për disa çështje dhe nuk zgjedh rrugën që, okej, përballem me SPAK-un, le të më hetojnë nëse ai ndihet i pastër, nëse ai ndihet i pakapur gjatë gjithë kësaj periudhe që ka qenë në krye të politikës shqiptare dhe pastaj të nxjerrë gjithë problematikën që shoqëron gjithë këtë hetim të tij.

Por ai, edhe para një muaji, kur ishte konventa e Partisë së Lirisë, edhe atëherë kishte nja tre ditë të mira që merrej me Dumanin. Edhe para pak ditësh, kur u thirr në SPAK, vazhdoi retorikën e tij me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të SPAK, i cili praktikisht nuk e heton ndonjë çështje.

Janë prokurorë të tjerë që merren me çështjet e tij dhe sulmi i Metës është i drejtuar ndaj Dumanit, sepse nëse në tre vitet e para të SPAK nën drejtimin e zotit Kraja kishte realisht hetime të arkave të peshkut dhe çështje të dorës së dytë të pandjeshme për publikun, gjatë kësaj periudhe që Dumani është në krye të SPAK-ut  ka një hetim ndaj politikanëve që ishin të paprekshëm për këto tridhjetë vite, por nga mazhoranca kemi vetëm arkat e peshkut.

Nga maxhoranca kemi drejtorin e tij, kemi zëvendëskryeministër të arratisur, me një dosje të lexuar nga publiku, kemi një hetim pasuror që po bëhet ndaj kryetarit të bashkisë, pra nuk është se ka veprime ndaj qeverisë apo ndaj maxhorancës.

Por mos themi që Meta është i kulluar i politikës dhe ndaj tij s’duhet të ketë hetim, sepse të gjithë kemi qenë dëshmitarë të këtyre viteve se çfarë ka bërë Ilir Meta në politikën shqiptare”-tha Tela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular