BallinaAktualitetNënës iu mbyll dera e blinduar, fëmija 6-muajsh ngel i vetëm brenda...

Nënës iu mbyll dera e blinduar, fëmija 6-muajsh ngel i vetëm brenda banesës! Zjarrfikësit futen me shkallë nga ballkoni

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori”, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja, në Berat.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular