UEFA ka merak fushën, Shqipëria e zhvillon stërvitjen e fundit në stadiumin e…

0
118

Ekipi do të niset sot në orën 08:30 nga kampi bazë afër Dortmundit, për tu drejtuar në qytetin e Hamburgut, aty ku do të luhet ndeshja nesër në orën 15:00.

Pasdite do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit të ekipit, Gjimshti, ku në orën 17:15 do të dalin përpara gazetarëve.

Ndërsa një orë më vonë kuqezinjtë do të kryejnë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin e St.Paulit dhe jo atë Hamburgut, ku është programuar për t’u luajtur Kroaci-Shqipëri. “Panorama Sport” mëson se zyrtarët e UEFA-s kishin merakun e fushës në stadiumin “Volfkspark” dhe kështu që stërvitja e fundit nuk do të zhvillohet aty, por disa kilometra më tutje.