VIDEO/ Një autogol nderon Francën ndaj Austrisë, dëmtimi i Mbapesë fut në ankth “Gjelat”

0
209

Fitore me shumë vuajtje, por edhe me fat e Francës përballë Austrisë në ndeshjen e dytë në Grupin D. Një autogol i Vober në minutën e 38-të, pas depërtimit të Kylian Mbapesë nga e djathta, vendosi fatin e një ndeshjeje mjaft të luftuar në “Arenën e Dusseldorfit”, ku ndoshta austriakët meritonin diçka më shumë.

Francezët vijnë në këtë ndeshje si favoritët kryesorë për fitimin e trofeut të madh, dhe duhet ta vërtetojnë këtë gjë pikërisht duke mundur në fillim ekipin austriak sonte. Mbape si kapiteni i “Gjelave” është mëse i karikuar për të treguar vlerat e tij dhe për të lënë shenjë në futbollin europian, para se të kalojë te ekipi i tij i ri, Real Madrid.

Nga ana tjetër është Austria, që nuk ka një histori të pasur në kampionatet europiane. Edicionin e fundit ata u eliminuan nga Italia, që më pas shkoi deri në finale dhe fitoi trofeun.

Si të mos mjaftonte kjo vuajtje, francezët janë në ankth edhe për gjendjen e Kilian Mbape, i cili la fushën e lojës i gjakosur, pas një ndërhyrje të rrezikshme që mori në hundë.  

Gjithsesi, Franca me këtë fitore i bashkohet Holandën në kuotën e tri pikëve në krye të Grupit D. Në ndeshjen e radhës të dy këto kombëtare do të përballen së bashku.

AUSTRI-FRANCË 0-1

38′ Autogol Vober