Shqiptarët që të udhëtojnë me avion këtë verë duhet të shkojnë në Rinas 3 orë përpara orait të fluturimit.
Njoftimi bëhet nga TIA dhe vendimi ka ardhur për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror.
“Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t’ju ofrojmë një përvojë pa stres”, thuhet në njoftim.