BallinaKryesore“Kjo quhet krenari”- Rama: Kokën lart! Përpjekje deri në fund për të...

“Kjo quhet krenari”- Rama: Kokën lart! Përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit 2-2 ndaj Kroacisë, duke thënë se “kjo quhet krenari”.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama inkurajon duke theksuar se duhet të bëjmë më të mirën deri në fund.

“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës

KJO QUHET KRENARI

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular