Të gjitha statistikat, faktet dhe detaje që duhet të dini për takimin e Grupit B ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg.
* “Volksparkstadion” në Hamburg është vendi i takimit të parë mes Kroacisë dhe Shqipërisë në raundin e dytë të ndeshjeve të Grupit B në “Euro 2024”.
* Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet e 15 qershorit: Kroacia 3-0 kundër Spanjës në Berlin dhe Shqipëria 2-1 kundër Italisë në Dortmund.
* Kroacia ka pjesëmarrjen e 7-të në Europian në total dhe të 6-tën radhazi, nga “Euro 2004” e më pas. Ka arritur dy herë në çerekfinale, në debutimin në vitin 1996 dhe së fundmi në 2008-ën.
* Nën drejtimin e trajnerit Zllatko Daliç, i cili është në krye të skuadrës nga 2017-a, Kroacia përfundoi e dyta pas Anglisë në Grupin D në “Euro 2020”, para se të humbiste 5-3 pas kohës shtesë me Spanjën në raundin e 1/16-ve.
* Kroacia u kualifikua në “Euro 2024” si vendi i dytë i Grupit D, pas Turqisë, duke përfunduar me 16 pikë: 5 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Kjo është ndeshja e parë e Kroacisë në “Volksparkstadion”.
* Kjo është pjesëmarrja e dytë e Shqipërisë në Europian, pas debutimit në “Euro 2016”, ku humbi 1-0 ndaj Zvicrës dhe 2-0 kundër Francës dhe fitoi 1-0 kundër Rumanisë, me gol të Armando Sadikut. Skuadra e De Biazit e përfundoi e treta në Grupin A.
* Shqipëria u rendit e 4-ta në kualifikueset e “Euro 2020”, me 13 pikë, pas Francës (25 pikë), Turqisë (23) dhe Islandës (19).
* Me Silvinjon në stol, që zëvendësoi Edoardo Rejën më 1 janar 2023, Shqipëria e nisi fushatën kualifikuese 2024 me humbjen 1-0 në Poloni, por më pas arriti 4 fitore dhe 3 barazime, duke e mbyllur Grupin E me 15 pikë.
* Ashtu si Kroacia, edhe Shqipëria s’ka luajtur kurrë më parë në “Volksparkstadion”.
Kanë luajtur në Kroaci:
Ardian Ismajli (Hajduk Split 2016–2020)
Mirlind Daku (Osijek 2018–23)
Kanë luajtur së bashku:
Marin Pongraçiç-Ylber Ramadani (Leçe 2023–)
Mario Pashaliç-Berat Gjimshiti (Atalanta 2018–)
Mario Pashaliç-Etrit Berisha (Atalanta 2018/19)
Nikola Vlashiç-Etrit Berisha (Torino 2022/23)
Josip Juranoviç-Ardian Ismajli (Hajduk Split 2016–20)
Josip Juranoviç-Ernest Muçi (Legia Varshavë 2021)
Marselo Brozoviç-Kristjan Asllani (Inter 2022-2023)