Portugalia triumfoi në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke mundur 2-1 Çekinë.
Ekipi i Martinez u vendos që në minutat e para në kërkim të golit. Në të 8-tën, Ronaldo tentoi me kokë, por pa rezultat. Në minutën e 24-të, Bruno Fernandes “flirtoi” me golin e avantazhit, por gjuajtja e mesfushorit të Manchester United përfundoi afër shtyllës
Deri në fundin e fraksionit, Ronaldo pati edhe një mundësi tjetër, të cilën nuk e shfrytëzoi si duhet. Çekët realizuan të parët me Provod ndërsa autogoli i Hranas dhe goli në fund i Conceicao i dhuruan suksesin Portugalisë.